“Shpërthen” Berisha: Te inceneratorët kanë vjedhur me valixhe deri në 700 milion euro

Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vjedhja në aferën e inceneratorëve shkon deri në 700 mijë euro.

Berisha u shpreh se zyrtarët e përfshirë në këtë aferë kanë vjedhur me valixhe.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me mbështetësit në Mirditë, ku shtoi me këtë shumë mund të dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri.

“Ju keni dëgjuar për djegësat. Janë jo 420 milionë euro. Po shkon përllogaritja drejt 700 milionë euro. Dhe djegësa, përveç atij 12 milionë euro në Elbasan, nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi tani, kujtojnë se do të shpëtojnë. Me 700 milionë euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri. Ka krim më të madh se ky. Ka qindra e mijëra pensionistë që nuk mjekohen dot, që u dridhet dora kur blejnë ushqimet. Dhe ky merr, zhduk me firmën e tij, me procedurë të mbyllur, antiligjore, qindra e qindra milionë euro”, tha Berisha./albeu.com/