Kanë dalë pamjet nga momenti i betimit të Belinda Ballukut dhe Majlinda Dhukës përballë Presidentit Bajram Begaj.
Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, pas betimit firmosën edhe dokumentin.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”, u zotuan anëtarët e Këshillit të Ministrave, me dorën mbi Kushtetutë./albeu.com/