Kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar atë si të korruptuar.
Berisha u shpreh se Rama çdo xhaketë që vesh dhe zhvesh nuk ia heq qyrkun e vjedhësit.
Komentet Berisha i ka bërë në seancën e sotme plenare, pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për debat.
“Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrantë rregullore, u garanton në nenin e saj 110 pika 4, garanton debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Ky është një akt i pashembullt. Një e drejtë e deputeti për debat në këtë parlament. Është një vendim që merret në kuadrin minizmit të plotë e vendosur nga mazhorance e drogës dhe e krimit. I them Edi Ramës se çdo xhakete të veshësh dhe zhveshës asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit dhe ti kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Sepse do u faktoni shqiptarëve se padrino e Ahmetajt e ka emrin tender begu Edi Rama./albeu.com/