Nuk dini ca të gatuani për mëngjes? Tre ide që do ju hyjnë në punë

Mëngjeset tona janë shumë me nxitim. Nëse nuk kam përgatitur një plan që një natë më parë se çfarë do i përgatis familjes për mëngjes me shumë gjasa përfundojmë të dalim pa ngrënë gjë.

Pancakes (petulla tigani) & Waffles
Përgatisni brumin që një natë më parë dhe vendoseni në frigorifer. Të nesërmen, sapo të hapni sytë nxirrni brumin nga frigoriferi që të vijë në temperaturë ambjenti. Piqeni ne tigan të sheshtë (nëse do bëni pancakes) ose në tostin për waffles (nëse do gatuani waffles)

Tërshërë me fruta
Tërshëra është një nga ato mëngjese që është më mirë të përgatiten një natë më parë. Hidhini gjithë përbërësit në një kavanoz/tas dhe ruajeni në frigorifer deri në mëngjes.

Panine frigoriferi me omeletë
Përgatisni brumin që të dielën paradite. Vendoseni në një enë qelqi të madhe dhe vendoseni në frigorifer ta keni për gjithë javën. Kur do të gatuani bukët, vendoseni tavën me bukë që në fillim në furrë. Gjatë ngrohjes, furra do ngrohë gradualisht edhe paninet dhe më pas do piqen mrekullisht./albeu.com

 


Shtuar 28.07.2022 08:34