Skandal me vaksinimin anti-Covid, 30 nxënës marrin vaksinën me një shiringë të vetme

Një zyrtar shëndetësor po hetohet për vaksinimin e 30 nxënës me një shiringë të vetme në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në distriktin Sagar ku fëmijëve u jepeshin vaksinat kundër Covid-19.

Të lidhura

None found

Ministria e Shëndetësisë e Indisë mandaton një protokoll “një gjilpërë, një shiringë, vetëm një herë” për vaksinat Covid-19 dhe ka administruar mbi 2.03 miliardë vaksina Covid-19 deri më tani.

Shiringat njëpërdorimshe përdoren gjerësisht në Indi për të shmangur përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si HIV. Megjithatë, ka pasur incidente të shumta në të kaluarën ku një shiringë e vetme është ripërdorur në spitale për shkak të mungesës së pajisjeve.

Jitendra Rai, i cili po vaksinonte fëmijët, tha për mediat se atij i ishte dhënë vetëm një shiringë nga departamenti i shëndetësisë dhe ai thjesht po zbatonte urdhrat.

Prindërit që kishin shoqëruar fëmijët e tyre e vunë re këtë problem dhe e raportuan tek autoritetet e shkollës.

Ndaj tij Drejtoria e Shëndetësisë ka regjistruar një rast nga pakujdesia. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj zyrtarit përgjegjës për dërgimin e pajisjeve për aksionin e vaksinimit.

India është vendi i dytë pas Kinës që ka kaluar kufirin e dy miliardë vaksinave kundër Covid. Në korrik, qeveria njoftoi një program 75-ditor falas të dozës përforcuese të Covid-it për të gjithë të rriturit për të shënuar 75 vjetorin e pavarësisë së Indisë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të Indisë, 98% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa 90% janë vaksinuar plotësisht./albeu.com


Shtuar më 28.07.2022 08:32

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber