Një person në Brazil ka përfunduar në spital me lëndime të rënda pas një shpërthimi në një pikë karburanti. Shpërthimi ka ndodhur teksa ai ishte duke mbushur me gaz makinën, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur lehtë.
Një kamerat e sigurisë në pikën e karburantit në Rio de Zhaneiro, duket kur 67-vjeçari hapi kapakun e makinës së tij, përpara se mjeti të hidhej papritur në ajër.
Vala goditëse e shpërthimit e hodhi 67-vjeçarin në ajër dhe më pas ra në tokë. Gruaja e tij ka qëndruar pranë derës së pasagjerit, por ka mundur të shmangë më të keqen, pasi shihet duke ikur nga makina teksa shembet çatia e pikës./albeu.com