Shkupi e mbyll pjesën e parë në barazimin pa gola ndaj Dinamo Zagreb

Ndeshje e rëndësishme mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb të cilët po ndeshen për një vend në turin e radhës të Champions League.

Ndeshja e parë ka përfunduar në barazimin 2-2 dhe të dyja ekipet të cilat po luajnë në Shkup, duken qartë që po tregohen të kujdesshme.

45 minutat e para kanë qenë më shumë testuese për të dyja ekipet, edhe pse ekipi kroat është treguar më i rrezikshëm në këtë pjesë të parë.

Pjesa e dytë pritet të jetë më emocionuese pasi të dyja ekipet do të tentojnë kualifikimin në turin e radhës. Për Shkupin, një fitore do ta dërgonte në kualifikimin historik në këtë kompeticion evropian./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 21:52