Shtatë nga tetë të akuzuarit për incidentet para Kuvendit gjatë protestave kundër Propozimit francez, sot kanë pranuar fajin para Gjykatës Penale.
Për shtatë personat që kanë pranuar fajin, Gjykata u shqiptoi 2 vite burg me kusht, përderisa në 4 vitet e ardhshme kryejnë ndonjë vepër penale. Të akuzuarit janë të moshës nga 18 deri në 36 vjet, nga të cilët 3 janë nxënës të shkollave të mesme dhe janë të moshave 18-19 vjeç.
Ata ishin akuzuar për pjesëmarrje në turmë dhe për gjuajte me bekatonë dhe gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit dhe kordonit policor. Të pandehurit akuzohen edhe se kanë lënduar policë. Për të akuzuarit që nuk e ka pranuar fajin, gjykata e ndau procedurën dhe rasti do të vazhdojë.