Ne të gjithë e duam aromën e freskët, relaksuese të lules së mentes ose nenexhikut. Ndërkohë që mund të jeni të njohur me përdorimin e saj për të bërë çaj ose për të shtuar një shije në gjellën ose sallatën tuaj. Por do të habiteni kur të mësoni se ka shumë mënyra për të përdorur menten përreth shtëpisë.
Për kontrollin e insekteve: Rekomandohet mbushja e një shishe llaku me ujë të ngrohtë të përzier me 1 lugë gjelle vaj të pastër mente. Spërkatni dritaret dhe dyert dhe do të parandaloni insektet të hyjnë në shtëpinë tuaj.
Si Dezinfektues: I përzier me vajin e pemës së çajit, mentja përdoret si një dizifektues i mrekullueshëm.
Për aromatik: Mentja është përdorur prej kohësh në Aromaterapi. Rekomandon e shtëpisë me një përzierje të 2 gotave ujë me 4 pika vaj portokalli dhe një lugë vaj mesteje. Gjithashtu mund ta përzieni vajin e mentes me lloje te tjerë vajrash sipas dëshirës.
Pastrues druri. Me përzierjen e 6 lugëve vaj ulliri me 2 lugëve uthull të bardhë të distiluar, 10-20 pika vaj mente dhe 10- 20 pika vaj agrume në një shishe ju mund të pastroni pa asnjë problem sipërfaqet e mobiljeve prej druri.