Gjendet i vdekur në banesë 50-vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti për Express./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 14:14