Afera e inceneratorëve, paraqitet në GJKKO ish-drejtoresha e ministrisë

Etleva Kondi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Kondi po hetohet në masen e arrestit shtëpiak për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Ajo ka mbajtur postin e anëtares së komisionit të vlerësimit te ofertave në kohën që ministria e mjedisit drejtohej nga Lefter Koka, i cili është arrestuar për këtë aferë.

Sipas burimeve, ajo ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Bashkë me të ndryshim mase ka kërkuar edhe ish anëtari tjetër I KVO-së, Pellumb Abeshi.

Kujtojmë se në aferën e inceneratorëve janë përfshirë një numër i lartë zyrtarësh dhe biznesmenësh./albeu.com/