Chelsea do Dumfries, Interi do 40 milion euro

Chelsea është skuadra e radhës e interesuar për mbrojtësin anësor të Interit, Denzel Dumfries.

“Zikaltërit” nuk kanë në plan ta shesin holandezin, ndaj nuk kanë ndërmend të ulin çmimin prej 40 milion eurosh që kërkojnë për të.

Për londizët kjo shifër konsiderohet shumë e lartë, por kjo nuk i bën ata që të heqin dorë.

Raportohet se në operacion mund të futet edhe ndonjë lojtar edhe pse Interi nuk ka shfaqur interes për një gjë tillë, pasi ajo që i nevojiten klubit në këto momente janë paratë./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 10:06