Ish-presidenti i Shqipërisë nga sot i ka liruar postin e tij Bajram Begaj, i cili ditën e djeshme u betua në seancën plenare si dhe u vendos kreu i ri i shtetit.
Ditën e sotme do të mbahet Konventa Kombëtare në të cilën pritet një rikthim i fuqishëm nga Ilir Meta tek krahët e partisë së LSI-së pas pesë vitesh.
“Do të rikthehem me vrull djaloshar”, do të thoshte Meta pak kohë më parë.
Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën në një mandat të pazakontë për të, LSI-në ia besoi, bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë./albeu.com