I biri humbi betejën, dy ditë më pas koronavirusi i merr jetën edhe prindërve

Brenda dy ditësh koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi familjare
në Neë Jersey.

Një çift i martuar prej 62 vitesh, vdiq nga koronavirusi në të njëjtën ditë, dhe vetëm 48 orë pasi djali i tyre ndërroi jetë po ashtu. Larry dhe Vicki Freda vdiqën nga koronavirusi në moshat 85 dhe 83.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë edhe djali i tyre ndërroi jetë nga koronavirusi.

Larry shërbeu në ushtrinë amerikane për një periudhë 24-vjeçare në ish-Birrarinë Pabst Blue Ribbon në Newark dhe njihej nga të gjithë për humorin dhe si njeri i qeshur.


Shtuar 13.08.2020 17:30