Një nga më të rrezikshëm në Evropë, shqiptari arrestohet pas 17 vitesh në kërkim

Një shqiptar 45 vjeç, i kërkuar në Itali dhe i arratisur që nga viti 2003 u gjurmua në Zvicër dhe u ekstradua në shtetin italian.

Arrestimi u bë në Grenchen, në kantonin e Solothurn, më 1 gusht.

Të lidhura

None found

Shqiptari ishte në listën e njëqind personave më të rrezikshëm në kërkim në Evropë.

Zyra Federale e Policisë saktëson se 45 vjeçari u arrestua falë informacionit të dhënë nga homologët e tij italianë. Operacioni është pjesë e projektit Wanted III të Policisë së Shtetit Italian, me qëllim kërkimin e të arratisurve të rrezikshëm.

Ai mësohet se ka qenë përgjegjës për një seri krimesh në Itali që nga viti 1996, përfshirë dhunën seksuale, shfrytëzimin, ndihmën dhe forcimin e prostitucionit dhe imigrimin e paligjshëm.

Shqiptari, me 5 bashkëpunëtorë, kishte dërguar në Itali shumë vajza rumune dhe moldave dhe më pas i kishte bërë prostituta. Ka një akumulim dënimesh për mbi 15 vjet burgim dhe gjobë prej 68.900 euro.

Prokuroria Publike në Gjykatën e Modenës, e cila ka lëshuar urdhrin e arrestit, ka zbuluar se shqiptari kishte ndryshuar disa herë vend në Evropë, në mënyrë që të mos gjurmohet.


Shtuar më 13.08.2020 17:14

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş