Vazhdon numërimi me ritme normale në të gjithë Shqipërinë. Në kampin socialist kanë nisur lëvizjet pas publikimit nga KQZ të shifrave të para për votat e numëruara deri më tani.
Kush janë kandidatët më të votuar deri tani ku janë numëruar 220 nga 1243 QV në të gjithë qarkun?
E para në Tiranë me mbi 5000 vota rënditet ministrja Belinda Balluku e ndjekur nga Fatmir Xhafaj I cili dhe pse I lënë jashtë listës fituese po surprizon PS me 3179 vota deri më tani.
Por ndërkohë që Xhafaj ka shumë shanse për të thyer herësin e cili sipas përllogaritjeve të albeu.com është 12 602 vota, Mimi Kodheli e rënditur e 21 në listë deri më tani ka marrë vetëm 728 vota.
Lista e socialistëve më të votuar deri më tani në Tiranë janë:
Belinda Balluku 5575 vota
Fatmir Xhafaj 3179 vota
Ornaldo Rakipi 2460 vota
Elisa Spiropali 2199 vota
Ogerta Manastirliu 1288 vota
Etjen Xhafaj 2154 vota
Xhemal Qefalia vota /albeu.com/