U zhdukën 49 arka që dyshohet se kishin “të bardhë”, dosja: Konteineri me banane ndodhej në një vend pa kamera sigurie

Teksa në Portin e Durrësit mungonin 49 arka me banane, që dyshohet se ishin kokainë që vinte nga Amerika Latine, ende nuk ka informacion të plotë për mënyrën e zhdukjes së tyre.

Edhe pas 200 orëve filmime të kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit, nuk u zbulua dot se si dhe kush e hapi kontenierin me banane, ku mungonin 49 arka, që dyshohet se kishin kokainë. Burime nga grupi hetimor thanë se kontenieri para se të kalonte në skaner ishte vendosur në një zonë, që kamerat e sigurisë nuk kanë fushëpamje.

ABC ka siguruar dosjen e prokurorisë ku bëhet e ditur se kontenieri me banane ka mbërritur në Durrës në datën 8 korrik.

Në 16 kur do të zhdoganohej, ai u gjet i paplumbosur. Më pas task-forca kontrolloi dokumentacionin e kompanisë porositëse ZICO sh.p.k dhe rezultoi se duhet të ishin 1200 kuti.

Ku hynë në brendësi të kontenierit zbuluan se aty ndodheshin 1.151 kuti me banane. 49 mungonin, ndaj lindën dyshime të arsyeshme se kontenieri është hapur dhe në ato kuti mund të ketë pasur lëndë narkotike./abcnews.al