Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema raportohet se hanë rregullisht alga deti për të qëndruar në formë, sipas gazetave spanjolle Marca dhe Mundo Derportivo.
Ronaldo, Messi dhe Benzema janë tashmë në të 30-at e tyre, por ata vazhdojnë të japin paraqitje mahnitëse në fushë. Ronaldo, 37 vjeç, shënoi 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit.
Messi, 35 vjeç, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 15 asistime në 26 ndeshje të Ligue 1 për të ndihmuar Paris Saint-Germain të fitojë titullin francez. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, 34-vjeçari Benzema ka shënuar gjithsej 44 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat, duke e çuar Real Madridin drejt fitoreve në Champions League dhe La Liga, shkruan albeu.com.
Të tre i kushtojnë vëmendje të veçantë fitnesit të tyre, ndërsa secili përdor një superushqim të veçantë që i ndihmon të qëndrojnë në formë të shkëlqyer. Si Leo, ashtu edhe Ronaldo dhe Karim Benzema i kanë bërë algat e detit bazën e planeve të tyre dietike strikte dhe të dizajnuara posaçërisht.
Me përmbajtje 70 për qind proteina, algat e detit janë të pasura me vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K. Ato përmbajnë gjithashtu spirulinë, e cila ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Përveç kësaj, algat e detit përmbajnë chlorella, e cila përmban 60 për qind proteina dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Një metabolizëm i përshpejtuar dhe aftësia për të hequr elementët toksikë nga trupi janë dy përfitime të tjera të njohura të konsumimit të algave të detit. /albeu.com/