Një muaj pas arrestimit, Cllevio shfaqet për herë të parë në rrjetet sociale (VIDEO)

Cllevio ndodhet prej disa javësh në burg pas sherrit të bujshëm me Noizy-n. Ai u vu në pranga nga policia pasi theu masën e “arrestit me burg”. Cllevio ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Së fundmi, ka qenë një miku i tij që ka publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio ndërsa bie në sy ndryshimi i tij. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë pranë lokalit të reperit në Durrës. Në videon virale, shihej Noizy, bashkë me disa të tjerë që sulmonin Cllevion.

Të lidhura

None found