Një i arratisur shqiptar i akuzuar për krime të rënda, i cili tentoi të udhëtonte drejt Italisë, u arrestua nga efektivët e Autoritetit Qendror Portual të Patrës.
Sipas informacioneve ekskluzive të pelop.gr, ndaj tij ishin ngritur akuza dhe urdhër arresti për grabitje, formim bande, armëmbajtje pa leje dhe lëndë plasëse dhe sulm ndaj grave. Shqiptari kishte zhvilluar një veprimtari “të pasur” në qytete të ndryshme të Peloponezit, përfshirë Kalamatën, Gythio dhe Spartën.
Dje, e mërkurë 14.7.2022, ai ka mbërritur me makinën e tij në portin e Patrës me destinacion Italinë. Ai u arrestua nga roja bregdetare teksa kontrollonte dokumentet e udhëtimit.