Foto ilustruese
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi ka goditur një efektiv policie për shkak të detyrës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, dhe i arrestuari është Almir Velinov.
Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike./albeu.com