Në qarkun e Korçës ditën e djeshme ka nisur numërimi i votave për kandidatët preferencial. Deri në mesnatë janë numëruar 172 kuti nga 427 në total.
Në këtë qark Partia Socialiste arriti të siguronte 6 mandate ndërsa Partia Demokratike 5.
Në radhët PS, Niko Peleshi ka siguruar një numër të madh votash në krahasim me ndjekësin e tij i cili mometalisht është Olta Xhacka.
Nga PD kryeson Blendjon Nallbati i cili ndiqet nga Andrea Mano dhe më pas vijnë Ervin Salianji dhe Edmond Spaho. /albeu.com/
Votat preferenciale për qarkun e Korçës, numëruar 174 nga 427 QV
PS
| Niko Peleshi | 8285 |
| Olta Xhaçka | 3620 |
| Ilir Topi | 2343 |
| Enslemvera Zake | 1537 |
| Arian Jaupllari | 1430 |
PD-AN
| Bledjon Nallbati | 3621 |
| Andrea Mano | 3495 |
| Ervin Salianji | 3424 |
| Edmond Spaho | 2043 |
| Marjeta Halili | 1975 |
| Sorina Koti | 1086 |
