Berisha: Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në konferencën për shtyp se ajo që po ndodh në Sri Lanka ka të njëjtat shkaqe me Shqipërinë.

“Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën ccmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë”, tha Berisha.

Kujtojmë se protesta të mëdha janë zhvilluar në Sri Lanka të cilat bënë që presidenti të jepte dorëheqje./albeu.com


Shtuar 12.07.2022 19:05