Erik ten Hag thotë se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Manchester United.
Ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale. Ne po llogarisim te Ronaldo këtë sezon, kjo është e gjitha. Pres me padurim mundësinë për të punuar me të.
– Ronaldo dëshiron të largohet?
“Ai nuk më tha për këtë. Kam lexuar lajmet për të, por siç thashë, Cristiano nuk është në shitje. Ai është pjesë e planeve tona, ne duam të kemi sukses së bashku.
Ne kemi komunikuar përpara se të lindte ky problem. Ne folëm dhe ishte një bisedë shumë e mirë”, tha trajneri i Manchester United.
Kujtojmë se portugezi nuk ka fluturuar me Manchester United në një turne në Tajlandë dhe Australi. Siç raportohet , klubi pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës gjatë para-sezonit. /albeu.com/