Ka filluar sërish protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, shkruan Alsat.
Shumë persona janë mbledhur për ta kundërshtuar këtë propozim.
Kjo është dita e tetë e protestes, derisa kujtojmë se gjatë javës së kaluar protestuesit janë radikalizuar.
Qytetarë me flamuj të shpalosur të Maqedonisë dhe bluza me të shkruar “JO”, si dhe “Të brohorasim për Maqedoninë”, janë pjesë e pjesëmarrësve në protestën kundër propozimit francez që filloi para Qeverisë.
Në protesta shihen edhe pankartat “Përsëri ne do të fitojmë” dhe “Stop bullgarizimit”, “Nuk negociojmë me fashistët”.
Sipas njoftimeve, është paraparë fjalim i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, menjëherë pas fillimit të marshit protestues.
Të pranishmit nga Qeveria do të drejtohen drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku pritet të shprehin mesazhet e tyre dhe më pas do të vazhdojnë para Kuvendit./albeu.com