Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Delvinë. Eduart Beqiraj është vetëvrarë me armën e shërbimit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar policin të ndërmarrë këtë akt, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burime për Albeu.com bëjnë me dije se polici ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com