Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas deklaratave që bëri sot ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se ai sillej si një përfaqësues i mazhorancës.
Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj i kujton Berishës se edhe ish-kryeministrin Fatos Nano e kishte shpallur armik, por me të bëri marrëveshje.
Demokrati shton më tej se për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj.
Alibeaj thekson se e ka një kusht që ai e quan “të tmerrshëm” për Sali Berishën dhe është ”non grata”.
“Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm.
Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjeteruar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht sine qua non!”, shkruan Alibeaj.
Në daljen e kësaj të premte për mediat, Sali Berisha tha se Enkelejd Alibeajn e pengojnë disa kushte të tmerrshme të jetë i lirë pasi sipas tij është peng i Ramës dhe Ballës. /abcnews.al