Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit.
Një minoren që ishte në drejtimin e makinës me targa gjermane, ka përplasur në vijat e bardha një grua që po kalonte rrugën duke e hedhur disa metra tutje.
Pasi ka përplasur gruan, minoreni ka përplasur prapa edhe një mjet tip Volsëagen që po udhëtonte para tij në të njëjtin korsi.
E plagosura, që mësohet se është rreth 65 vjeçe, është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi, me qeset e ushqimeve në dorë. Siç duket edhe nga pamjet filmike, ushqimet e të plagosurës janë shpërndarë në të gjithë rrugën. Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoren Buran Osoja ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha. Të njëjtat burime konfirmojnë Osoja ja kishte marrë çelësat e makinën fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania, për të shëtitur në qytet./albeu.com