Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e apelit Administrativ dhe ka rikthyer në krye të detyrës dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu.
Apeli i Administratës e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve.
Gjykata e lartë prishi vendimin e apelit administrata dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK.
Gjykata pranoi padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.
Pas rikthimit në detyrë të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu SPAK ribëhet me 17 anëtarë./albeu.com