PSG nuk po kalon një periudhë të mirë brenda ekipit ku shpesh janë parë debate mes tyre.
Fokusi momental është te largimi i Neymar, të paktën i mundshëm tashmë pasi trajneri i ri theksoi se e do në ekip.
Neymar dhe Nasser Al Khelaifi, presidenti i klubit, kanë pasur përplasje së bashku.
Por gjithçka nisi kur Mbappe nuk kaloi te Real Madrid dhe rinovoi për PSG për një shumë stratosferike dhe në dorë tani mbanë çelsin e klubit.
Messi doli kundër shitjesh së mikut të tij Neymar dhe thuhet se akuzohet Mbappe për këtë përçarje.
Gjithssesi, nëse Neymar vendos të largohet, për PSG do të ketë humbje kolosale në financa. Braziliani ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe nëse PSG vendos ta largojë, do të duhet t’i paguajë 32 milionë euro për sezon./ h.ll/albeu.com