Kur themi “vërini flakën festës” zakonisht nënkuptojmë ndezjen e atmosferës. Megjithatë, si duket, një i ftuar në një dasmë në një shtet të huaj, i vuri flakën festës në kuptimin e parë të fjalës.
Siç mund ta shihni në videon që është bërë virale dhe ka marrë mbi 9.5 milionë shikime, zotëria ka nisur të kërcejë me “I’m too sexy”, duke mbajtur në dorë një fishekzjarrë dore.
Duke kërcyer ai i vë flakën bimëve të thata që ndodheshin mbi një fuçi. Në moment fillojnë britmat, por ai i relaksuar dhe pa humbur qejfin e pa ndalur kërcimin, fik zjarrin dhe vazhdon të shijojë muzikën.
This how drunk I’m tryna be at my wedding pic.twitter.com/RchInxywDa
— Thomas (@ThomasMightSnap) July 2, 2022