E konfirmon Mundo Deportivo: Manaj firmos me super ekipin

Rey Manaj , 25 vjeç, është një hap larg kalimit te Getafe. Sulmuesi i Barçës, i cili këtë sezon luajti në huazim te Spezia me të cilin luajti 30 ndeshje në Serie A dhe shënoi 5 gola, kishte propozime nga Italia dhe Gjermania, por më në fund ai zgjodhi ofertën e Gatafe.

Sulmuesi shqiptar ka besim se do të jetë në gjendje të finalizojë transferimin te skuadra e Madridit nga sot dhe të hënën e ardhshme, ndaj në parim nuk do t’i duhet t’i bashkohet Barçës, e cila rikthehet në stërvitje të  hënën, më 4 korrik. Barça pagoi vetëm 700,000 euro për Albacete kur ai u nënshkrou në janar 2020.

Spezia pagoi 300 mijë euro në verë për transferimin e tij dhe mbetet të saktësohet se sa do të paguajë Getafe tani për transferimin e tij, duke marrë parasysh që Manajt i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin e Barçës. /albeu.com/


Shtuar 30.06.2022 22:32