“SPAK e ka grabitjen para syve”, denoncimi i Vasilit: Koncensionari përfiton qindra milionë lekë nga kursi i këmbimit në “Rrugën e Kombit”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve nga kompanitë Salillari dhe Kastrati, të cilët përfitojnë miliona lekë nga kursi i këmbimit në Rrugën e Kombit.

Vasili shkruan se edhe pse në Shqipëri euro ka disa vite që shkëmbehet me 120 lekë, në Rrugën e Kombit jeta “ka mbetur në vend”, pasi aty akoma vijon që një euro të shkëmbehet me 132 lekë, që do të thotë se edhe pse është 5 euro çmimni i traut, qytetarët që paguajnë me lekë shqiptare kanë të detyruar të paguajnë 660 lekë.

Postimi i Vasilit:

Salillari dhe Kastrati perfitojne qindra milion leke nga Kursi i kembimit ne Rrugen e Kombit!Ja prova.

Qindra milion leke rremben Kompania koncesionare ne Rrugen e Kombit vetem prej kursit te kembimit.

Megjithese euro ka vite, qe kembehet me rreth 120 leke ne Rrugen e Kombit jeta “ka mbetur ne vend” dhe euro llogaritet me 132 leke per nje euro si ne asnje cep te globit.

Per mijra automjete, qe paguajne tarifen ne euro ajo u llogaritet me 132 leke sic eshte fiksuar kur eshte lidhur kontrata, ndonese ka me shume se 3 vjet e gjysem qe euro shkembehet me rreth 120 leke.

Pra per çdo autoveture e cila per 5 euro duhet te paguaje 600 leke ose edhe me pak, ne fakt ju duhet te paguajne 660 leke.

Pra 60 leke me shume per cdo automjet vetem per shkak te kursit abuziv te kembimit.

Mendoni per Kamionat ku perfitimi eshte edhe me i madh dhe llogaritni mijra e mijra autimjete qe kalojne cdo vit ne Rrugen e Kombit se sa shkon grabitja abuzive.

Pra brenda nje viti Salillari dhe Kastrati perfitojne vetem nga kursi qindra milion leke.

Po Qeveria dhe  Ministria e Financave nuk levizin gishtin, qe te mbrojne qytetaret nga vjedhja, por u bejne fresk milionave te Oligarkeve!

Po ky dreq SPAK cfare pret më kur grabitjen e ka perpara syve

SPAK qe te mos lodhesh ja ku e ke edhe Proven Kuponin e Pageses me vlere 660 leke per nje automjet paguar sot tek trau i Oligarkeve ne Morine.