Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për mundësitë turistike që ofron qyteti jugor këtë verë.
I pyetur nga moderatori Xhafo se çfarë ofron Vlora dhe a ka mundësi tu përgjigjet të gjitha kërkesave, Leli tha se Bashkia Vlorë por edhe bizneset janë të gjitha në gatëishmëri9 të plotë për tu shërbyer turistëve më të gjitha mënyrat.
Ai theksoi se çdo vit Vlora përmirëson cilësinë e shërbimit.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Vlora nuk do ta rrijë nivelin e shërbimit të Golemit?
Leli: Unë nuk kam qenë kurrë në Golem nuk mund të krahasoj asgjë me Vlorën. Mund të jetë e vërtetë nuk e di, për mua Vlora ka një cilësi shërbimi të admirueshme.
Xhafo: Deti në Vlorë nuk ka ikur, atje është gjithmonë. Ka ndonjë specifikë, oferta turistike e Vlorës sivjet?
Leli: Unë dua tu them të gjithëve se oferta specifike të veçanta vijon të ketë shërbime më të përmirësuara, infrastrukturë më të mirë. Jemi në maksimumin e të gjitha gjërave. Jemi në përmirësim të vazhdueshëm. Unë sot kam qenë me një grup italianësh për prezantimin e një projekti për ruajtjen e një tradite lokale. Strukturat hoteliere në Vlorë janë me një standard orendimi shumë të mirë, kushte të pranueshme. Vlora ngelet një ofertë turistike që e bën vizitorin të ndjehet mirë. Çdo destinacion i ri që shtohet, ditët e para të korrikut do të hapet rruga e Lumit të Vlorës, që të bën të shmangësh Llogaranë. Paketa turistike që Vlora afron është në përmirësim të vazhdueshëm.
Xhafo: A ka Vlora problem tejngopjen?
Leli: Vlora jo vetëm që tej ngopet por shikohet sforco e njerëzve që mbajnë qytetin me shërbime. Fluksi i turistëve arrin në Gusht pikun e vet. Vlora ka nevojë për shumë më shumë shtretër se sa ka aktualisht.
Xhafo: Sa i madh është plazhi publik në Vlorë?
Leli: Gjithmonë ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm. Në Vlorë ne kemi një plazh që ua kemi lënë si hapësirë qytetarëve, dhe nuk ua kemi lënë bizneseve. Kemi kërkesa në rritje për të pasur hapësirë plazhi. Ne kemi vendosur që në hapësira midis pallateve ku ka rrugë kalimi ju është lënë qytetarëve, ndërsa përballë pallateve ju kemi lënë mundësinë bizneseve t’i marrin me qera./Abcnews.al/