Presidenti i ri, Berisha: Begaj është socialist, mik i thekur i Ramës dhe Ballës

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opionin” ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Presidenti nuk është i tyre…

Berisha: Ka qenë socialist në të gjithë qenien e tij. Ka qenë i emëruar drejtor spitali .

Fevziu: Ka qenë emëruar në bazë të profesionit.

Berisha: Pa anësi partiake nuk emërohet drejtori i spitalit.

Figurë e plotë e PS, shumë i dashur biles. Është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të keq e njërit prej eksponentëve më të zi të politikës në 30 vite, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Fevziu: Kam përshtypjen që Rama deklaroi se nuk e njeh.

Berisha: Të besosh një gjë të tillë do të thotë të besosh rrethin katror.

Kryeministrër që nuk njeh shefin e shtabit nuk ka. Rasti që shefi i shtabit të ushtrisë të jetë mjek, që deri para pak vitesh ka ushtruar profesionin e tij, nuk di si mund të ndodhë.

Fevziu: Shqipëria ka patur presidentë dhe kryeministra mjekë?

Berisha: Po krahasoni të pakrahasueshmen. Shefi i Shtabit ka të bëjë më doktrinat e të tria armëve; këmbësorisë, flotës dhe forcave ajrore.

Kurse mjekë Kryeministra mund ta kesh nja 10 në Europë, mjek-presidentë mund të kesh nja 15 në botë. Mos të krahasojmë të pakrahasueshmen.

Presidenti është socialist dhe mik i thekur i dy prej figurave më të zeza në historinë e politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.


Shtuar 30.06.2022 22:13