Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28, 37 dhe 27 vjeç kishin vënë në shënjestër vilat e italianëve të pasur në rrethinat e Milanos janë vënë në pranga nga policia italianë.
“Skifterët” shqiptare konsiderohen përgjegjës për vjedhjet e kryera dhe tentuara në zona të ndryshme të Milanos dhe hetimet për ta nisën pas identifikimit të një makine me fuqi të madhe, të cilën ata e kishin vjedhur dhe e përdornin për të kryer veprat kriminale.
Banda shqiptare i vendoste mjetit targa që herë pas here i vidhnin nga makina të tjera për të vështirësuar gjurmimin e automjetit në hyrje-daljet e qytetit.
Banda e hajdutëve kishte kryer edhe katër vjedhje banesash rradhazi nga 22 deri në 23 qershor.
Nga kontrollet e banesave të të arrestuarve, u bë e mundur gjetja e njërës prej makinave të fuqishme të përdorur për kryerjen e vjedhjeve dhe brenda saj një pistoletë e kalibrit 7.65, e përdorur për të kërcënuar viktimat.
Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshje të veshura gjatë vjedhjeve, mjete të përshtatshme për vjedhje, pishtarë, municione të kalibrave të ndryshëm, çelësa makinash, para të gatshme, bizhuteri dhe ora. Në fund, gjatë hetimit janë kontrolluar edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin në bordin e njërës prej makinave të përdorura gjatë grabitjeve. Të treve iu gjetën rreth 10,000 euro para cash, ndërsa vetëm njeri përfundoi pas hekurave pasi kishte me vete edhe 70 gramë hashash./albeu.com