Fluturon kurba e infeksionit në Kosovë, sa pacientë humbën jetën

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën katër persona si dhe janë konfirmuar 194 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7,846, nga 35, 570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, tha drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ramadani bëri të ditur po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 138 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot ka arritur në 4,267, kurse numri i rasteve aktive me virus në vend është 3,383.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,
komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste,
komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.


Shtuar 29.07.2020 13:17