Hajdari “shpërthen” ndaj përfaqësuesve të Këshillit Politik: Nuk është hera e parë që ndodh

Anëtarja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, ka dërguar një e-mail në drejim të këshillit, ku shpreh shqetësimin se përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare nuk e kanë përfshirë në komunikim.

Sipas Hajdarit, “Mos përfshirja e Opozites Parlamentare në komunikim shkon kundër frymës së gjithëperfshirjes dhe minon frymën e kompromisit dhe konsensusit që kemi mbajtur deri tani”.

Teksa uron me ironi të ketë qenë një gabim teknik, rikonfimon prezencën në mbledhjen e sotmë të orës 18:00.

E-maili i Hajdarit:
Te nderuar anetare te Keshillit Politik,
Me lejoni edhe nje here te shpreh indinjaten time qe per here te dyte nuk me keni perfshire ne komunikimin e radhes lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit te mbledhjeve te Keshillit Politik.

Sic e keni theksuar edhe ju shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder kesaj fryme dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.
Uroj qe ky te mos jete qellimi juaj, sepse do te ishte zhgenjyese per qytetaret shqiptare dhe per komunitetin nderkombetar.

Uroj gjithashtu qe te kete qene serisht thjesht nje gabim teknik apo mungese kujdesi.
Gjithesesi, ju bej me dije se ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen time ne Keshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00. Me respekt, Rudina Hajdari.


Shtuar 29.07.2020 13:30