“Rejan” mohoi lidhjen, i dashuri i saj bën veprimin e papritur (FOTO LAJM)

Aktorja e serialit “Rejan”, Ebru Sahin ka qenë ditët e fundit në vëmendje të mediave turke pasi gazetarët i zbuluan lidhjen e saj me basketbollistin Cedi Osman.

Aktorja u revoltua ndaj gazetarëve kur mësoi për lajmet duke deklaruar se asgjë që ishte shkruar nuk ishte e vërtetë. Mirëpo vetëm pak kohë më vonë çifti u fotografua gjatë pushimeve të tyre, gjë që provoi edhe një herë se aktorja dhe basketbollisti janë bashkë.

Ndonëse “Rejan” ka preferuar që lidhjen ta mbajë të fshehtë, Cedi Osmani nga ana tjetër ka bërë veprimin e papritur. Ai ka postuar për herë të parë në Instagram një foto me aktoren. Ajo shfaqet së bashku me mbesën e basketbollistit gjatë pushimeve të tyre. Të tre shfaqen të qeshur dhe duket se po i kalojnë bukur pushimet në bregdetin turk.


Shtuar 29.07.2020 11:06