Milani “në gjumë”, Botman pranoi ofertën e Newcastle

Supozohej të ishte java vendimtare për të ardhmen e Sven Botman dhe ashtu ndodhi, por me një përfundim ndryshe nga se pritej.

Ai ishte shumë pranë kalimit te Milan por ndodhi e kundërta, pasi Newcastle arriti ta bindë holandezin. “Calciomercato”  raporton se Botman pranoi ofertën e klubit anglez, ku të cilët kanë një marrëveshje me Lille për shumën e 40 milionë euro.

Maldini kishte provuar gjithçka por mbrëmë është njoftuar se klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Sven Botman. Kampionët e Italisë u përpoqën deri në fund, por pa sukses. Botman do të jetë së shpejti zyrtarisht lojtar i Newcastle./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.06.2022 20:35