Pesë viktima nga koronavirusi janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se janë konfirmuar 102 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,315 persona.
Ndërkohë që numri në total i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 471.
Kujtojmë se deri më tani në këtë shtet janë shëruar 5,663 pacientë.