Shqiptarët nuk binden! Shihni koncertin madhështor që sapo është mbajtur tek Gjiri i Lalzit (VIDEO)

Megjithëse situata e Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, duket se të rinjtë në Gjirin e Lalzit e kanë harruar sot rrezikun.

Ata janë mbeldhur në një beach bar ku reperi Noizy ka performuar për të gjithë plazhistët.

Pamjet e Noizyt duke kënduar kanë bërë xhiron e rrjetit dhe duhet të pranojmë se janë tepër shqetësuese duke parë situatën në të cilën ndodhemi aktualisht.

Një numër i madh njerëzish kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit pa zbatuar distancimin fizik dhe rreziku për t’u infektuar është shumë i lartë.

Ndërkohë që qeveria bën thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët, kjo nuk është zbatuar aspak në Gjirin e Lalzit.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar 4 viktima të reja, duke e çuar numrin në total në 148.
Gjithashtu janë konfirmuar edhe 117 raste të reja pozitive me Covid-19, shkruan iconstyle.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije, se gjendja në spitale është përkeqësuar, pasi është rritur numri i pacientëve që kërkojnë kujdes intensiv.


Shtuar 28.07.2020 15:50