EMRAT/ Lejonin kalimin e mallrave kontrabandë në Qafë – Thanë, gjykata lë në burg policët dhe doganierët

Gjykata ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë.

Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.

Të lidhura

None found

Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit.

Policët e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, kanë favorizuar 3 tregtarët në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Policia ka sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.