Monika Kryemadhi është e gatshme të lërë kryesimin e LSI, nëse Ilir Meta do të dojë të rikthehet në drejtimin e kësaj partie pas 24 korrikut.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se Meta është politikan i paparashikueshëm.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Në 24 korrik, Ilir Meta mbaron mandatin e Presidentit. Meta ka paralajmëruar rikthimin. Nëse do të dojë të marrë LSI-në, do ta lëshoni ju?
Monika Kryemadhi: Ka kohë edhe një muaj. Kjo ka qenë gjithmonë arma sekrete e Ilir Metës. Ilir Meta është i paparashikueshëm.
Ylli Rakipi: Ky vjen aty, të thotë ty largohu, çfarë bën ti?
Monika Kryemadhi: Me qejfin më të madh. Pse? Sepse Ilir Meta është politikan. Ilir Meta nuk është pastrues bore, si puna ime. Ilir Meta luan politikisht. Duke qenë politikan di të japë zgjidhjet perfekte në shërbim të qytetarëve.
Nëse Ilir Metës nuk i qëndron në një marrëveshje, është i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Kurse unë jam si këto, derisa vdekja të na ndajë…/tpz