Policia ka vënë në pranga dy vëllezër gjatë operacionit të sotëm në Peqin.
Operacioni policor u zhvillua gjatë ditës së sotme.
Mësohet se në pranga kanë rënë Seit dhe Ymer Manhasa të cilët dyshohen se janë përfshirë në ekzekutimin mafioz që iu bë 39-vjecarit Emiljano Ramazani, një javë më parë në Elbasan.
Një nga të arrestuarit mësohet se është pronar i një pike makinash të përdorura.
Të dy vëllezërit janë shoqëruar nën masa të forta sigurie.