Festë e çmendur në Gjilan, intelektualët nuk pyesin për rregullat e autoriteteve (VIDEO)

Drita u shpall kampione e Kosovës dhe nje ditë më parë gjysma e qytetit ishte në festë. Intelektualët iu gëzuan vendit të parë, me pikë të barabarta me Gjilanin.

Pjesa tjetër e qytetit krenohej duke e quajtur veten kampion moral, por festën më të madhe e bënin Intelektualët. Për ta nuk ka pandemi dhe kjo shihet qartë nga festimet.

Tymuese, flakadanë, këngë e kore pa ndaluar dhe zero distancë. Ultrasit e Dritës sfiduan situatën e vështirë që Kosova po kalon prej pandemisë, ndërkohë autoritetet e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë dhe t’ua prishin festën.


Shtuar 27.07.2020 12:29