Armando Broja në radarët e klubit anglez, nisin zyrtarisht bisedimet e para me Chelsea

Lajme të rëndësishme rreth merkatos kanë ardhur nga klubi anglez i West Ham.

Siç raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, West Ham kanë futur brenda radarit sulmuesin e Chelsea dhe kombëtares shqiptare.

Broja i cili ka luajtur si i huazuar nga Chelsea te Southampton për këtë sezon, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje dhe duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm, është bërë tashmë objektivi kryesor në merkaton e tyre.

Nuk ka ende asnjë marrëveshje apo një aprovim nga ana e Chelsea, por drejtuesit e klubit të West Ham kanë nisur negociatat me klubin e Chelsea për një transferim të mundshëm.

Çmimi i Brojës nga Chelsea mund të jetë rreth 25-30 milionë paund./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.06.2022 21:23