Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme mbi detajet që ka qeveria për t’u përgatitur në kohë për dimrin e ardhshëm.
“Sot situata me naftën është disi më e favorshme, por për ne situata e pafavorshme lind de fakto nga 1 nëntori dhe me gazin dita ditës është gjithnjë e më e pafavorshme, jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët në Evropë”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Mbas bisedimit me qeverinë ai ak njoftuar se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen në samitin në Bruksel.
Vuçiç njoftoi se nesër do të zhvillojë konsultime me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe me Qeverinë e Serbisë, për samitin e ardhshëm më 23 qershor në Bruksel.
“Më pas do të vendosim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të kemi”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka marrë ftesë për Samitin e 23 qershorit në Bruksel, a do të shkojë dhe cili do të jetë qëndrimi i Serbisë.
Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi Vuçiç deklaroi se shpreson të paktën në një marrëveshje, por se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten më 23 qershor në Brukselm shkruan Tanjug.
I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiç është përgjigjur se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”./albeu.com