Interi akord total me anësorin e majtë

Raoul Bellanova është një lojtar i Interit edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.

Klubi zikaltër ka përshpejtuar negociatat në orët e fundit, duke arritur një marrëveshje totale me Cagliarin. Bellanova do të shkojë tek Interi me një huazim prej 4 milionë eurosh me të drejtë blerje në fund të sezonit. Pagesa për blerjen përfundimtare do të jetë 7 milionë euro, shkruan “L’interista”.

Anësori i majtë do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me opsion për vitin e pestë me një milion euro në vit plus bonuse./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.06.2022 15:18