Përfitimet shëndetësore nga farat e frutit më të preferuar në stinën e verës
Tani është e sigurt: farat e shalqirit mund të hahen dhe janë gjithashtu të mira.
Në fakt, ato janë shumë të pasura me fibra dhe antioksidantë. Për të mos përmendur proteinat: një hektogram fara të vogla ka rreth 35 gram (më shumë se e njëjta sasi mishi). Një konsum, i proteinave, i cili ju lejon madje të zvogëloni ndikimin glicemik të vetë frutit.
Farat janë gjithashtu të pasura me yndyra të pangopura, të dobishme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit, rrezikut kardiovaskular dhe hiperaktivitetin e sistemit imunitar.
Vitamina dhe kripëra minerale – Farat e shalqirit janë gjithashtu të pasura me vitamina të grupit B (të mira për mëlçinë), por ato gjithashtu janë një burim i mirë i zinkut, magnezit, manganit, fosforit, kaliumit, bakrit dhe hekurit. Ky i fundit përthithet lehtë nëse farat hahen së bashku me pulpën e cila, nga ana tjetër, ka një sasi të mirë të vitaminës C.
Si ti përdorni edhe në stinën e ftohtë?
Pasi ti keni mbledhur lërini të thahen. Më pas piqini në tigan me nxehtësi të ulët dhe vendosini në një kavanoz qelqi me kapak, për t’i konsumuar kur të dëshironi.